Shkurte Fejza emocionon në dasmën e vajzës, i kushton këngën e veçantë të martesës
Një nga momentet më prekëse të mbrëmjes në dasmën e vajzës së Shkurte Fejza ishte surpriza që artistja kishte për vajzën e saj.
Mes emocionesh, Shkurta mori mikrofonin dhe interpretoi këngën dedikuar martesës, duke prekur zemrat e të gjithë të pranishmëve.
Teksa këndonte vargjet e njohura “Moj e vogla e shpisë, ma e vogla jon”, atmosfera u mbush me emocione, ndërsa familjarët dhe miqtë e përcollën momentin me duartrokitje dhe lot gëzimi.
Ky interpretim u bë një nga pikat kulmore të festës, duke e bërë dasmën edhe më të veçantë dhe të paharrueshme për çiftin dhe të ftuarit. Shkurta dëshmoi edhe një herë se përmes muzikës arrin të përcjellë ndjenja të sinqerta dhe momente që mbeten gjatë në kujtesë./Indeksonline/

