75 Mall Live Search
10:52 / E Shtunë, 20 Qershor 2026 / F.R

Çmimi i naftës bie sërish në Kosovë

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të shënojë rënie.

Ministria e Industrisë ka njoftuar se sot çmimi maksimal i lejuar për një litër naftë është 1.40 euro, që paraqet një ulje prej 3 centësh krahasuar me ditën e djeshme. Ndërsa çmimi i benzinës është 1.33 euro për litër, 2 centë më lirë se dje.

Sa i përket gazit, çmimi mbetet i pandryshuar në 67 centë për litër, duke qenë i njëjtë me tavanin e vendosur një ditë më parë.