75 Mall Live Search
16:47 / E Shtunë, 20 Qershor 2026 / MSH1

Caboo shkëlqen në skenën ndërkombëtare: Sukses në BEATPORT dhe pjesëmarrje në ADE 2026

Caboo shkëlqen në skenën ndërkombëtare: Sukses në BEATPORT dhe pjesëmarrje në ADE 2026

Artisti shqiptar i muzikës elektronike Caboo (Sabedin Ferataj) po vazhdon të forcojë pozicionin e tij në skenën ndërkombëtare me arritje të rëndësishme gjatë vitit 2026.

EP-ja “Earth Wind & Fire”, e realizuar në bashkëpunim me artistët JARR Head dhe Suga C, ka arritur rezultate të jashtëzakonshme në Beatport, platformën më të madhe botërore për muzikën elektronike. Projekti u rendit në pozicionet më të larta të klasifikimeve globale:

•  #1 Techno (Peak Time / Driving)

•  #1 Trance (Main Floor)

•  #2 Techno (Raw / Deep / Hypnotic)

•  #60 në renditjen e përgjithshme të Beatport

Ky sukses dëshmon cilësinë artistike dhe forcën krijuese të bashkëpunimit mes JARR Head, Caboo dhe Suga C, tre artistë që kanë sjellë një projekt me identitet të fortë muzikor dhe ndikim të menjëhershëm në skenën elektronike ndërkombëtare.