75 Mall Live Search
21:37 / E Shtunë, 20 Qershor 2026 / L A

Nuk ka kohë për pushim, Muriqi nis stërvitjet me Fenerbahçen

Vedat Muriqi është rikthyer në Turqi pas 6 vitesh.

“Pirati”, u kthye pikërisht te ish-skuadra e tij, Fenerbahçe ku do të ketë mundësinë të vazhdojë shkëlqimin e tij dhe të tentojë të kthejë titullin te skuadra nga Stambolli.

Muriqi, nuk humbi shumë kohë teksa tani mbajti stërvitjet e tij të para individuale në mënyrë që të përgatitet për sezonin e tij rikthyes në kampionatin turk.

Sezoni i kaluar ishte një për t’u mbajtur mend për Muriqin, pasi që ishte bërë i pari kosovar që shënon 23 gola në një sezon, por që nuk i mjaftoi pasi Mallorca ra nga La Liga./IndeksOnline/