Dikur problematike, aktorja e njohur ndryshon pas rehabilitimit
Lindsay Lohan është një prej aktorëve më të njohura në Hollivud, fama e së cilës pësoi rënie habitëse.
Të qenit në qendër të vëmendjes dhe gjithnjë e përcjellur nga fansat, ajo filloi të kishte probleme me menaxhimin e famës, shkruan IndeksOnline.
Situata të tilla e shtynë atë disa herë drejt rehabilitimit, pas abuzimit me drogë dhe alkool.
Por, duket se Lindsey e ka lënë prapa vetes këtë kapitull të errët të jetës.
Ajo ka publikuar një video ku rrëzëllen pozitivitet dhe energji paqësore.
Ky ndryshim u prit me shumë ngazëllim nga fansat që qëndruan në mbështetje të saj, për vite të tëra.

