75 Mall Live Search
08:50 / E Diele, 21 Qershor 2026 / b l

Emina Cunmulaj befasohet nga burri me një surprizë romantike në përvjetorin e martesës

Modelja shqiptare, Emina Cunmulaj, ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë nga përvjetori i martesës së saj, duke zbuluar se është surprizuar në mënyrë romantike nga bashkëshorti.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shprehu dashurinë dhe mirënjohjen për partnerin e saj, duke theksuar se, pavarësisht distancave që shpesh i ndajnë, ai vazhdon ta befasojë çdo ditë.

“Edhe pse na ndajnë oqeane dhe kontinente, ti prapë arrin të më surprizosh çdo ditë. Pas 16 vitesh bashkë dhe 11 vitesh si gruaja jote, do të të zgjidhja ty përsëri e përsëri. Më pëlqen të jem gruaja jote”, ka shkruar Emina.

Mesazhi i saj prekës u mirëprit nga ndjekësit, të cilët e uruan çiftin për përvjetorin dhe historinë e tyre të gjatë të dashurisë.