Liverpooli nuk dorëzohet për Diomanden, gati të bëjë ofertën e re
Yan Diomande është në shënjestër të Liverpoolit që sa kohë.
Forma e tij në Bundesliga me RB Leipzigun, mori vëmendjen e klubit anglez të cilët e shohin si një zëvëndësues direkt të Mohamed Salah.
“Reds”, kishin bërë një ofertë prej 100 milionë eurosh për anësorin e Bregut të Fildishtë, por që u refuzua nga klubi gjerman ku dëshirojnë ta mbajnë atë edhe për një sezon.
Ndonëse u refuzua, klubi anglez po përgatitet për të bërë një ofertë të re për Diomanden, por që nuk u bë e ditur ende vlera e re.
Diomande, aktualisht është në Botëror me Bregun e Fildishtë, ku i duhet të mposhtin Curaçaon për t’u kualifikuar në fazën tjetër./IndeksOnline/

