Kombëtarja e Uzbekistanit bën gjestin e vitit, fton tifozin që qau pas humbjes ndaj Kolumbisë
Një nga momentet më prekëse të Kupës së Botës 2026 nuk ndodhi në fushë, por në tribunat e stadiumit gjatë ndeshjes mes Uzbekistanit dhe Kolumbisë.
Pas humbjes 3:1 të kombëtares së tij ndaj Kolumbisë, një tifoz i vogël uzbek u kap nga kamerat duke qarë me lot në sy, pamje që prekën mijëra tifozë në mbarë botën dhe u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline
Por historia e tij mori një kthesë të bukur vetëm pak ditë më vonë.
Falë vëmendjes që mori momenti emocional, vogëlushi pati mundësinë të takonte nga afër futbollistët e kombëtares së Uzbekistanit, të ndiqte një seancë stërvitore të ekipit dhe të merrte dhurata speciale nga idhujt e tij.
Për tifozin e ri, dita që nisi me lot zhgënjimi u shndërrua në një kujtim të paharrueshëm që do ta mbajë mend gjatë gjithë jetës.
Ky gjest i kombëtares uzbeke u vlerësua gjerësisht nga tifozët, të cilët e konsideruan një shembull të bukur të lidhjes mes futbollistëve dhe mbështetësve të tyre më besnikë.
Uzbekistani ndeshjen e radhës e zhvillon ndaj Portugalisë, më 23 qershor nga ora 19:00./Indeksonline/

