Munishi kritikon futbollistët gjermanë: S’është kanagjegj, lojtarët nuk munden me shku në grumbullim me gra!
Ismet Munishi, trajneri i njohur kosovar ka dhënë një deklaratë të fortë në “Kanal10” për Kombëtaren e Gjermanisë.
Gjermania mbrëmë shënoi fitore të vështirë 2:1 ndaj Bregut të Fildisht, shkruan Indeksonline
Ish-trajneri i shumë skuadrave në Kosovë, Munishi kritikon lojtarët gjermanë që në SHBA kanë udhëtuar me gratë e tyre.
“Nuk munden futbollistët me shku me gra në grumbullim. Nuk është kanagjegj aty”, u shpreh Munishi.
Kujtojmë që Gjermania me fitore mbrëmë e siguroi kualifikimin tutje në Kupën e Botës./Indeksonline/

