Me një postim emocionues, Trixa uron nënën për ditëlindje
Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t’i bërë një urim të veçantë nënës së saj me rastin e ditëlindjes.
Në një postim të ndarë me ndjekësit, Beatrix publikoi një fotografi të së ëmës, duke e shoqëruar me fjalët: “Celebrating our queen today. Happy Birthday, Mom”, teksa ka etiketuar edhe nënën e saj, shkruan Indeksonline.
Me këtë dedikim të ngrohtë, artistja ka shprehur dashurinë dhe vlerësimin për personin që zë një vend të veçantë në jetën e saj.
Momente të tilla familjare nuk janë të rralla për Beatrixin, e cila herë pas here ndan me publikun çaste të veçanta me njerëzit më të dashur të saj./Indeksonline/


