Zyrtare: Gjilani njofton largimin e futbollistit Mario
Gjilani ka njoftuar përfundimin e bashkëpunimit me futbollistin Mario Zebic, pas një viti të kaluar me fanellën kuqebardh.
Përmes një njoftimi zyrtar, klubi bëri të ditur se ndarja mes palëve është realizuar me mirëkuptim të plotë, duke i dhënë fund marrëveshjes që i lidhte ato, shkruan Indeksonline
Gjilani falënderoi mbrojtësin për kontributin e dhënë gjatë periudhës sa ishte pjesë e skuadrës, duke vlerësuar përvojën, profesionalizmin dhe angazhimin e tij në arritjen e objektivave të klubit.
“Sport Club Gjilani e falënderon Mario Zebic për kontributin e dhënë gjatë kohës së kaluar në klub dhe i shpreh mirënjohjen për përkushtimin e treguar në fanellën kuqebardh”, thuhet në njoftimin e klubit.
Klubi kuqebardh i ka uruar futbollistit shëndet, suksese dhe arritje të reja në vazhdim të karrierës së tij profesionale.
Me largimin e Zebicit, Gjilani vazhdon përgatitjet për sezonin e ri, ndërsa pritet të bëjë lëvizje të tjera në afatin kalimtar veror./Indeksonline/

