Caktohet stadiumi për ndeshjen Izrael vs Kosova, luhet në Hungari
Është caktuar stadiumi për ndeshjen mes Izraelit dhe Kombëtares së Kosovës, e vlefshme për UEFA Nations League.
Më 1 tetor, kjo ndeshje do të zhvillohet jashtë Izraelit për shkak të gjendjes së luftës në këtë shtet, shkruan Indeksonline
Ky takim do të zhvillohet në një stadium neutral, i cili do të jetë “Nagyerdei”, në Debrecen të Hungarisë.
Kjo ndeshje pritet të zhvillohet nga ora 20:45 më 1 tetor.
Stadiumi ku luan skaudra e Debrecenit ka një kapacitet prej 20 mijë ulësve./Indeksonline/


