75 Mall Live Search
23:32 / E Diele, 21 Qershor 2026 / F.R

Hyri në rrugë njëkahëshe, veturat përplasen ballë për ballë

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, saktësisht në lagjen Lakrishte.

Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, dy vetura janë përplasur ballë për ballë, pasi njëra prej tyre ka hyrë në drejtim të kundërt në një rrugë njëkahëshe.

Nga informacionet e para, aksidenti ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit të drejtimit të lëvizjes në rrugën ku ka ndodhur përplasja.

Ende nuk dihet nëse si pasojë e aksidentit ka persona të lënduar.

IndeksOnline ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të informacioneve zyrtare lidhur me rastin.

Pamjet nga vendi i ngjarjes mund t’i shihni më poshtë./IndeksOnline/