75 Mall Live Search
18:34 / E Enjte, 25 Qershor 2026 / H F

Blerina Maloku e pakapshme për policinë prej një muaji, kërkohet për vepra që lidhen me narkotikët

22 vjeçarja Blerina Maloku nga fshati Samadrexhë i Vushtrrisë vazhdon të jetë në kërkim tash e një muaj nga autoritetet e rendit, nën dyshimin për përfshirje në veprimtari të paligjshme që lidhen me narkotikët, shkruan IndeksOnline.

Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim të dyshuarën, ndërsa publikimi i fotografive të saj është bërë në kuadër të hetimeve që po zhvillohen.

Sipas njoftimit zyrtar, Blerina Maloku dyshohet se, në cilësinë e bashkëkryerëses, ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Maloku, e lindur më 21 shkurt 2004 dhe me vendbanim në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë, vazhdon të mbetet e pakapshme për organet e rendit./IndeksOnline/