75 Mall Live Search
17:19 / E Hënë, 22 Qershor 2026 / F.R

Pasuria milionëshe e Liam Payne shkon te djali i tij, Bear shpallet trashëgimtari i vetëm

Djali i ndjerë i ish-anëtarit të grupit One Direction, Liam Payne, është shpallur përfituesi i vetëm i pasurisë së tij milionëshe, sipas dokumenteve të reja gjyqësore të publikuara në Mbretërinë e Bashkuar.

Payne, i cili humbi jetën në tetor të vitit 2024 në moshën 31-vjeçare, nuk kishte lënë testament. Si rezultat, procesi i trashëgimisë u zhvillua sipas ligjeve britanike, ndërsa tashmë është konfirmuar se djali i tij 9-vjeçar, Bear Gray Payne, do të trashëgojë të gjithë pasurinë e këngëtarit, shkruan TMZ, transmeton IndeksOnline.

liam payne bear son sub instagram swipe

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, vlera neto e pasurisë së Payne arrin në dhjetëra milionë euro, ndërsa fondet do të administrohen nga nëna e Bear, këngëtarja Cheryl Tweedy, së bashku me avokatin Richard Bray, deri sa djali të arrijë moshën madhore. Dokumentet e fundit lejojnë që një pjesë e pasurisë të përdoret menjëherë për nevojat dhe mirëqenien e Bear.

Liam Payne, i njohur botërisht si pjesëtar i grupit One Direction, ndërroi jetë pas një rrëzimi fatal nga një hotel në Buenos Aires të Argjentinës, duke lënë pas një karrierë të suksesshme muzikore dhe një trashëgimi të konsiderueshme financiare./IndeksOnline/