Ishin rivalë në lojë! Ish-banorët e BBVK befasojnë me postimin bashkë
Ish-banorët e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova” po vazhdojnë të mbeten mjaft të komentuar edhe pas përfundimit të aventurës televizive. Së fundmi, një postim i papritur në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, duke treguar një afrimitet mes ‘ish-rivalëve’ në lojë.
Ka qenë pikërisht Ludo ai që ka ndarë një imazh në llogarinë e tij në Instagram, ku shihet krah Elijones dhe Klodit.
Ajo që mori vëmendjen e të gjithëve ishte mbishkrimi ironik dhe i këndshëm që Ludo ka zgjedhur për këtë foto:
“80 ditë kundër në Big, 8 sekonda për Instagram.”
Përmes kësaj fjalie, ai ka thumbuar faktin se gjatë qëndrimit në shtëpi, raportet e tij me Elijonën dhe Klodin nuk kanë qenë aspak të mira.
Ky postim shkaktoi menjëherë reagime të shumta te fansat e formatit, të cilët nxituan të komentojnë takimin e papritur. Me sa duket, xhelozitë dhe rrethinat e rrepta të lojës janë harruar shpejt, e treshja tashmë nuk e ka problem të bëjë “paqe” qoftë edhe thjesht për një shkrepje në rrjetet sociale.


