“Les Bleus” synojnë kualifikim tutje, ky është formacioni
Franca luan sonte ndeshjen e dytë në grupin I të Botërorit.
Nënkampionët, do të përballen me Irakun në Philadelphia e cila ka një rëndësi të madhe për të dyja.
Në 11-shen startuese do të ketë ndryshime, me Bradley Barcolan dhe Manu Kone që startojnë nga minuta e parë në vend të Aurelien Tchouameni dhe Desire Doue.

Ndonëse ishte përfolur për një shtyrje të ndeshjes, ajo do të luhet siç ishte planifikuar në orën 23:00./IndeksOnline/

