75 Mall Live Search
22:30 / E Hënë, 22 Qershor 2026 / L A

Jeremy Doku bëhet baba, vjen në jetë djali i tij

Ylli i Manchester Cityt, Jeremy Doku është bërë baba.

Ishte Federata Belge e Futbollit që e konfirmoi lajmin për ardhjen në jetë të djalit të Dokus, me futbollistin që udhëtoi drejt Londrës i shoqëruar edhe nga një mjek i kombëtares belge.

“Urime për Jeremy Doku dhe familjen e tij për lindjen e djalit të tyre të parë, Praisë. Me lejen dhe në shoqërinë e një prej mjekëve të skuadrës, Doku udhëtoi drejt Londrës për të qenë pranë bashkëshortes në këtë rast special”, shkruante Federata Belge e Futbollit.

Doku do të kthehet në dispozicion të Belgjikës nesër mbrëma në Seattle, teksa do të vijojë përgatitjet për ndeshjen me Zelandën e Re./IndeksOnline/