Mbappe po i afrohet Messit, shënon dy herë ndaj Irakut
Kombëtarja e Francës ka shënuar fitore 3:0 ndaj Irakut, në ndeshjen e Kupës së Botës.
Dy gola në këtë ndeshje i shënoi Kylian Mbappe, shkruan Indeksonline
Mbappe me këto dy gola shkon në shifrën e 16 shënimeve në Kupat e Botës, duke iu afruar edhe rekordmenit, Lionel Messi.
Kujtojmë që Messi mbrëmë shënoi dy herë ndaj Austrisë, duke u bërë momentalisht golashënuesi më i mirë i historisë me 18 shënime./Indeksonline/
Lionel Messi: 18
Kylian Mbappe: 16
Miroslav Klose: 16
Ronaldo: 15
Gerd Müller: 14

