“Po dridhem”, gazetari i çuditur që Leo Messi festoi golin me të
Një nga momentet më të veçanta të fitores së Argjentinës ndaj Austrisë nuk ndodhi vetëm në fushë, por edhe pranë tribunave.
Pas golit të dytë që e bëri golashënuesin më të mirë në historinë e Kupës së Botës me 18 gola, Lionel Messi festoi pranë gazetarit të “TyC Sports”, Joaquin Bruno, duke i shtrënguar dorën në një moment krejt spontan, shkruan Indeksonline
Gazetari nuk e fshehu emocionin pas ndeshjes.
“Edhe tani jam duke u dridhur. Leo erdhi këtu për të festuar golin e dytë, më pa duke bërtitur nga gëzimi dhe u afrua. Më shtrëngoi dorën… Unë preka duart e Messit! Sinqerisht, ende nuk mund ta besoj.”
Ai shtoi me humor se tashmë ka vetëm një dëshirë:
“Më duhet një foto nga ai festim. Dikush duhet ta ketë bërë një, apo jo? Më duhet patjetër.”
Momenti është bërë viral në rrjetet sociale, me tifozët që e kanë cilësuar si një kujtim të paharrueshëm, duke përsëritur shprehjen: “Ka gjëra që paratë nuk mund t’i blejnë.”/Indeksonline/

