Ish-futbollisti i njohur shqiptar i bashkohet Prishtinës si asistent i Shehit
FC Prishtina ka zyrtarizuar emërimin e Sebino Plakut në postin e ndihmëstrajnerit të ekipit të parë për sezonin e ri.
Ish-futbollisti i njohur shqiptar i është bashkuar stafit teknik të klubit kryeqytetas dhe do të punojë ngushtë me trajnerin e ri, Orges Shehi, në përgatitjet dhe garat e sezonit të ardhshëm, shkruan Indeksonline
Plaku sjell me vete përvojë të konsiderueshme në stafet teknike, pasi më herët ka qenë i angazhuar në klube të njohura si KF Tirana, FK Partizani dhe FC Ballkani.
Nga klubi vlerësojnë se përvoja e tij, si dhe njohja e ndërsjellë me Shehin, do të jenë një aset i rëndësishëm për realizimin e objektivave të bardhekaltërve në edicionin e ri.
FC Prishtina i ka uruar mirëseardhje Sebino Plakut në detyrën e re, duke i dëshiruar suksese në aventurën e tij të re me skuadrën nga kryeqyteti./Indeksonline/

