75 Mall Live Search
17:58 / E Martë, 23 Qershor 2026 / KV

Një grua gjendet e vdekur në një përrua në Lucern, i dyshuari i plagosur rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën në Escholzmatt të Lucernit në Zvicër, pasi një grua është gjetur e vdekur dhe një burrë i plagosur.

Viktima dhe burri i palgosur rëndë janë gjetur në një përrua, kanë njoftuar autoritetet zvicerane.

Policia  dyshon për akt kriminal, derisa burri i plagosur është aktualisht i dyshuari, transmeton albinfo.ch.

Ngjarja është zbuluar të hënën pasdite, pak pas orës 14:00, derisa Policia po e heton rastin si vrasje.

Viktima besohet të jetë një grua 37-vjeçare ukrainase, kurse burri i plagosur rëndë është një 35-vjeçar nga Afganistani.

Ai është transportuar me helikopter në spital.

Rrethanat dhe shkaku i rastit ende nuk dihet, derisa hetimet janë duke vazhduar, me ç’rast autoritetet zvicerane kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve që mund të kenë informata për këtë krim.