Pena largohet nga Barça, i bashkohet gjigantit grek
Portieri spanjoll, Inaki Pena është larguar nga Barcelona.
Mundësitë e limituara me ardhjen e Joan Garcias si dhe konkurrenca me Wojciech Szczesnyn, e bënë spanjollin të mendojë një të ardhme jashtë Barcelonës.
Ai ka vendosur të vazhdojë karrierën në Greqi, te gjiganti Panathinaikos në një marrëveshje trevjeçare.
Pena, kishte pasur 45 paraqitje me skuadrën e parë të Barcelonës, ku fitoi 2 La Liga, 2 Kupa të Mbretit dhe 2 Superkupa.
Sezonin që lamë pas ai ishte i huazuar te skuadra e Elches./IndeksOnline/

