Selena Gomez dhe Timothée Chalamet sërish bashkë në ekran, vjen filmi i ri “Not Alone”
Selena Gomez dhe Timothée Chalamet do të luajnë sërish së bashku në filmin e ri të animuar me tematikë alienësh, “Not Alone”, që pritet të dalë në kinema më 16 prill 2027.
Dy aktorët rikthehen në një projekt të përbashkët më shumë se shtatë vjet pasi interpretuan përkrah njëri-tjetrit në filmin “A Rainy Day in New York”.
Në filmin e ri, Gomez do t’i japë zërin personazhit Fran, një astrobotaniste brilante, ndërsa Chalamet do të interpretojë Joe-n, një mekanik raketash introvert. Filmi prodhohet nga studioja Illumination, e njohur për sukseset “Despicable Me” dhe “The Super Mario Bros. Movie”.
Lajmi për bashkëpunimin e tyre vjen dy vjet pas një momenti viral në ceremoninë e Golden Globe Awards 2024, ku Selena Gomez u përfol për një bisedë me Taylor Swift që lidhej me Timothée Chalamet dhe Kylie Jenner.

