Kolumbia fiton ndaj Kongos dhe vulos kualifikimin
Kolumbia ka shënuar fitoren e dytë në Kupën e Botës, duke siguaruar edhe kualifikimin në fazën e eliminimit direkt.
Kombëtarja kolumbiane e mposhti mbrëmë Kongon, me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.
Golin e fitores e shënoi mbrojtësi Daniel Munoz, në minutën e 76-të.
Me gjashtë pikë në dy ndeshje, Kolumbia siguron kualifikimin, pasi renditet e para në Grupin K, me dy pikë para Portugalisë, me të cilën do të luaj në ndeshjen e fundit.
Kongo renditet e treta me një pikë, ndërsa Uzbekistani me 0 pikë./IndeksOnline/

