75 Mall Live Search
10:11 / E Enjte, 25 Qershor 2026 / S Z

Nis seanca ndaj tre të akuzuarve për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, pritet fjala përfundimtare

Në Gjykatën Themelore në Pejë ka nisur sot seanca gjyqësore ndaj tre të akuzuarve në rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan.

Seanca e sotme pritet të jetë vendimtare për ecurinë e procesit gjyqësor, pasi gjatë saj pritet të paraqitet fjala përfundimtare lidhur me akuzat që rëndojnë mbi të pandehurit.

Rasti ka të bëjë me sulmin e armatosur ndaj një autobusi në fshatin Gllogjan të Deçanit në nëntor të vitit 2021, ku mbetën të vrarë shoferi i autobusit dhe dy nxënës.

Për këtë ngjarje, Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetajt, të cilët ngarkohen me vepra të rënda penale.