75 Mall Live Search
14:55 / E Enjte, 25 Qershor 2026 / G T

Legjenda Seedorf mbron Mbappen: Pse t’i ndihmoj mbrojtjes, ai është aty për gola!

Legjenda holandeze e futbollit, Clarence Seedorf, ka dalë në mbrojtje të sulmuesit francez Kylian Mbappe.

Në një deklaratë të fortë, Seedorf tha se është i mahnitur nga paraqitjet e Mbappes dhe sidomos nga numri i golave që ai realizon sezon pas sezoni, shkruan Indeksonline

“Mbappe? Jam i mahnitur nga performancat e tij. Kur flasim për gola, ajo që bën është e jashtëzakonshme”, u shpreh holandezi.

Ai krahasoi situatën me futbollistë të mëdhenj të së kaluarës, duke përmendur se Wayne Rooney ishte i njohur për angazhimin e madh në mbrojtje, ndërsa Cristiano Ronaldo nuk kishte gjithmonë të njëjtin rol defensiv.

“Rooney kishte një angazhim të jashtëzakonshëm në mbrojtje dhe ishte fantastike ta kishe në skuadër, por ndoshta Cristiano nuk mbrohej aq shumë. Po kujt i intereson? Ai shënonte 40 gola në sezon. Unë do të vrapoja për të, do ta bëja punën shtesë. Ky ishte mentaliteti ynë”, tha Seedorf.

Sipas ish-mesfushorit të njohur, kritikat ndaj Mbappes për mungesën e angazhimit defensiv janë të ekzagjeruara dhe nuk duhet të errësojnë ndikimin e tij vendimtar në sulm.

“Nuk e kuptoj gjithë këtë zhurmë për faktin se Mbappe nuk mbrohet”, përfundoi ai./Indeksonline./