Nuk arriti të kualifikonte Çekinë, Schick pensionohet nga kombëtarja
Çekia nuk pati një rikthim të shumëpritur në Kampionatin Botëror.
Kjo pasi që u eliminuan në fazën e grupeve, ku nuk arritën të fitojnë asnjë ndeshje.
Ndërkohë një nga yjet e kësaj kombëtareje, Patrik Schick ka vendosur që t’i jap fund karrierës së tij në futboll ndërkombëtar.
Schick, kishte bërë 56 paraqitje me Çekinë ku mori pjesë në dy Evropiane dhe një Botëror.
Ai ka shënuar 26 gola, përfshirë dhe një ndaj Kosovës në fitoren tonë të famshme në “Fadil Vokrri”, në vitin 2019./IndeksOnline/

