Aksident mes dy veturave dhe një motoçiklete në Ferizaj, lëndohet motoçiklisti
Një motoçiklist ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e së enjtes në Ferizaj.
Sipas policisë në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një motoçikletë.
Si pasojë e përplasjes, lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti, shtetas i Kosovës, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Përveç të lënduarit, nga aksidenti janë shkaktuar edhe dëme materiale.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./IndeksOnline/

