Kuvendi i Shqipërisë përkujton 82-vjetorin e gjenocidit mbi shqiptarët e Çamërisë
Një atmosferë e e pazakontë është krijuar brenda sallës së Kuvendit të Shqipërisë, ku vallëzimi tradicional shqiptar ka zëvendësuar për një moment debatin politik.
E gjithë kjo në përkujtim të 82 vjetorit të gjenocidit mbi shqiptarët e Çamërisë.
Taulant Balla ka publikuar një video ku shihen valltarë me kostume popullore duke performuar brenda institucionit më të lartë ligjvënës.
“Kuvendi i Shqipërisë, përkujtojmë “82-vjet gjenocid mbi shqiptarët e Çamërisë”, ka shkraur Balla.

