75 Mall Live Search
13:26 / E Premte, 26 Qershor 2026 / L A

Zyrtare: Ermal Krasniqi transferohet te Amedspor

Ermal Krasniqi ka bërë transferimin e radhës.

Ai vendosi t’i bashkohej Amedsporit nga Sparta Praga, ku do të synojë të kthehet në formën e tij ideale.

Te Amedspori do të gjejë bashkëkombas të tij, me Florent Hasanin si dhe trajnerin Besnik Hasi, që mori tani drejtimin e skuadrës.

Krasniqi, sezonin e kaluar ishte pjesë e Legia Varshavës ku bëri 31 paraqitje dhe shënoi 2 gola dhe 2 asistime./IndeksOnline/