75 Mall Live Search
16:26 / E Premte, 26 Qershor 2026 / Gj Sh

19 kombëtare nga 32 kanë siguruar kualifikim në fazën eliminatore të Kupës së Botës

19 kombëtare deri më tani kanë siguruar kualifikimin në fazën eliminatore të Kupës së Botës, nga 32 sa do të jenë në fund të fazës së grupeve.

Së fundi Australia, Suedia, Japonia, Holanda, Ekuadori e Bregu i Fildishtë kanë siguruar biletën në 1/32 e finales, shkruan IndeksOnline.

Ato u bashkuan kombëtareve tjera si, Meksika, ShBA, Gjermania, Argjentina, Franca, Norvegjia, Kolumbia, Zvicra, Kanada, Brazili, Maroko, Bosnja e Afrika e Jugut.

Kujtojmë se faza e 1/32 së finales nis ditën e diel, me 28 qershor./IndeksOnline/