75 Mall Live Search
16:39 / E Premte, 26 Qershor 2026 / Gj Sh

Mësohen katër ndeshjet e para të 1/32 së finales në Kupën e Botës

Derisa po shkojm drejt fundit të fazës së grupeve, deri më tani 19 kombëtare kanë siguruar kualifikimin për fazën eliminatore.

Madje tashmë janë mësuar edhe katër ndeshjet e para të 1/32 së finales, shkruan IndeksOnline.

Ndeshaj e parë zhvillohet të dielen me 28 qershor, mes Afrikës së Jugut dhe Kanadasë, nga ora 21:00.

Të henën nga ora 19:00, Brazili përballet me Japoninë, derisa nga ora 03:00 pas mesnate, është momenti për ndeshjen mes Holandës dhe Marokos.

Ndërsa me 2 korrik, nga ora 02:00 pas mesnate, ShBA do të luaj ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës./IndeksOnline/