75 Mall Live Search
16:55 / E Premte, 26 Qershor 2026 / Gj Sh

Arsenali dërgon ofertë zyrtare për Bruno Guimaraes, Newcastle i’a kthen përgjigjjen

Arsenal ka bërë një lëvizje konkrete në merkaton e verës për mesfushorin brazilian Bruno Guimaraes, duke paraqitur një ofertë zyrtare prej 55 milionë funtesh.

Megjithatë, sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, drejtuesit e Newcastle United e kanë refuzuar menjëherë propozimin, duke bërë të qartë se lojtari nuk është në shitje, shkruan IndeksOnline.

“Topçinjtë” iu drejtuan klubit anglez të enjten me një ofertë direkte, por përgjigjja ishte negative. Newcastle e konsideron Guimaraes një nga shtyllat kryesore të skuadrës dhe nuk ka ndërmend të negociojë largimin e tij, edhe nëse oferta rritet në 60 milionë funte.

Mesfushori brazilian respekton vendimin e klubit dhe mbetet i fokusuar te projekti i Newcastle për sezonin e ardhshëm, ku synimi është të vazhdojë të jetë një nga liderët e ekipit./IndeksOnline/