75 Mall Live Search
19:46 / E Martë, 27 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Rita e mallëngjyer nga koncerti në Prishtinë, publikon një video përmbledhëse (Video)

Këngëtarja me origjinë shqiptare, por me famë ndërkombëtare, Rita Ora, nuk po mundet të ndahet nga Kosova.

Këtë herë ajo ka publikuar një video përmbledhëse nga momenti i nisjes në Londër, e deri tek koncerti në sheshin e Prishtinës, shkruan Indeksonline.

Në përshkrimin e videos, Rita ka shkruar se ndihet e lumtur që ka përformuar përsëri në “shtëpi”.

Kujtojmë se Rita arriti të mbledhë më shumë se 300 mijë adhurues gjatë performancës mbresëlënëse në shesh./Indeksonline/