75 Mall Live Search
11:15 / E Shtunë, 27 Qershor 2026 / A

KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, tregohen emrat e 120 deputetëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e sotme ka shpallur rezultate përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor.

Pas përfundimit të mbledhjes pritet që të bëhet publikimi zyrtar i rezultateve finale të procesit zgjedhor.

Sipas rezultateve të procesuara në platformën e KQZ-së, LVV ka marrë 47.13% të votave, e pasuar nga PDK me 19.44% të votave, LDK me 16.69% dhe AAK me 6.74%.

Lëvizja Vetëvendosje del subjekti i parë me 53 ulëse në Kuvend.

Partia Demokratike e Kosovës do të ketë 22 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 18 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të përfaqësohet me 7 deputetë.

Nga subjektet e komuniteteve, Lista Serbe ka 9 ulëse, ndërsa Kosova Demokratik Türk Partisi – KDTP ka 2 ulëse. Me nga një ulëse pritet të përfaqësohen Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës – IRDK, Nova Demokratska Stranka, Partia Liberale Egjiptiane, Jedinstvena Goranska Partija, Za Slobodu Pravdu i Opstanak, Socialdemokratska Unija – SDU, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – PREBK, Koalicija Vakat dhe PSA.

Më poshtë, kryetar i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi shihet teksa lexon emrat e 120 deputetëve të rinj: