Mësohet e vërteta te goli i anuluar i Iranit ndaj Egjiptit, Ja çfarë thotë rregullorja
Një nga golat më të përfolur dhe më të diskutueshëm në Kupën e Botës, do të jetë ai i Iranit në ndeshjen me Belgjikën.
Irani me anë të Shoja Khalilzadeh shënoi gol pak sekonda para fundit të ndeshjes, por i cili u anulua dhe u diskutua tepër, shkruan IndeksOnline.
Ky gol do ti siguronte Iranit kualifikimin në fazën eliminatore, por pas rishikimit nga VAR, u anulua për offside.
Irani e mbylli fazën e grupeve në vendin e tretë dhe duhet të pres përfundimin e të gjitha ndeshjeve të kësaj faze, për të kuptuar nëse do të jetë në mesin e tetë nga 12 skuadrave që kualifikohen nga vendet e treta.
Pse u anulua goli i fitores së Iranit?
Kur e sheh për herë të parë Khalilzadeh duke e dërguar topin në rrjetë për golin e “fitores” në kohën shtesë, mund të jetë e vështirë të kuptohet pse u anulua për pozitë jashtë loje. Duke marrë parasysh se ky gol do t’i kishte garantuar Iranit një biletë kualifikimi, ky ishte një vendim i vështirë.

Për të qenë në pozicion të rregullt, duhet të ketë të paktën dy lojtarë kundërshtarë mes sulmuesit dhe portës në momentin kur pason topi. Në shumicën e rasteve, llogaritet portieri, plus një lojtar fushe.
Për t’u quajtur i rregullt, Khalilzadeh (Nr. 4) duhej të ishte pas lojtarit të dytë të Egjiptit kur Ghorbani gjuajti në portë. E pazakonta në këtë rast është se portieri kishte dalë përpara sulmuesit më të avancuar të Iranit.
Edhe pse bëhet fjalë për milimetra, imazhet e VAR-it treguan qartë se Khalilzadeh ishte përpara të gjithë lojtarëve të Egjiptit përveç njërit (mbrojtësit), duke e bërë rrjedhimisht atë pozicion jashtë loje.
Iran metio su segundo gol en el minuto 92, ganándole a Egipto
— ElBuni (@therealbuni) June 27, 2026
Los tipos festejaron,Se abrazaron,Se sacaron fotos
Y despues después se los anularon
ahora dependen de como salgan otros para ver si pasan ☠️☠️☠️☠️
Lo que e el fubol pic.twitter.com/ZiGcJ6DgrZ

