75 Mall Live Search
08:13 / E Diele, 28 Qershor 2026 / L A

S’ka gol këtë herë për Ronaldon, e mbyllin grupin në vend të dytë

Portugalia do ta mbyllë grupin K të Botërorit në vend të dytë.

Barazimi 0-0 ndaj Kolumbisë, ishte ajo çka ndikoi në këtë mbyllje për njërin nga favoritët e këtij kompeticioni.

Këtë herë nuk ishte një ndeshje për t’u mbajtur mend për “CR7”, pasi që nuk arriti të shënonte ndonjë gol.

Fitore të madhe mori edhe Kongo, ku e mposhti Uzbekistanin 3-1 dhe e siguruan kalimin në fazën tjetër.

Kolumbia është ajo që e mbyll si lidere me 7 pikë, Portugalia e dyta me 5 si dhe Kongo në vend të tretë me 4 pikë dhe Uzbekistani e fundit me asnjë./IndeksOnline/