75 Mall Live Search
09:04 / E Diele, 28 Qershor 2026 / L A

Historike, 9 shtete afrikane do të jenë në fazën e 1/16-tave të Botërorit

Botërori 2026 do të mbahet mend gjatë në histori.

Ky edicion është bërë i pari që ka 3 shtete nikoqire, diçka që s’ka ndodhur më parë si dhe është i pari me 48 shtete pjesëmarrëse.

Ndërsa në fazën e eliminimit, është bërë historia me 9 shtete afrikane që do të marrin pjesë, ndryshe nga edicioni i kaluar ku ishin vetëm 2.

Kombëtaret në fjalë janë Egjipti, Cape Verde, Bregu i Fildishtë, Senegali, Kongo, Gana, Algjeria, Maroku dhe Afrika e Jugut.

Vetëm Tunizia është e vetmja kombëtare që u eliminua në fazën e grupeve të këtij edicioni, duke e mbyllur në vend të fundit me asnjë pikë./IndeksOnline/