75 Mall Live Search
19:56 / E Diele, 28 Qershor 2026 / G T

Granit Xhaka mbetet në Sunderland, refuzohet oferta e Chelseat

Skuadra e Sunderlandit ka refuzuar ofertën e Chelseat për Granit Xhakën.

Siç raporton gazetari, David Ornstein – Sunderland ka hedhur poshtë ofertën prej 8 milionë funtave nga Blutë e Londrës, shkruan Indeksonline

Përveç kësaj, klubi i njohur si “Macet e Zeza” e kanë informuar Chelsean se mesfushori shqiptar nuk është në shitje dhe nuk largohet nga stadiumi i “Dritës” për asnjë çmim.

Kujtojmë që dje ishte raportuar se Xhaka kishte arritur marrëveshje personale me Chelsean dhe ishte i gatshëm të bashkëpunoj me trajnerin, Xabi Alonso./Indeksonline/