75 Mall Live Search
07:57 / E Hënë, 29 Qershor 2026 / AR

Rrufeja godet një park argëtimi në Suedi, disa të plagosur, një grua në gjendje të rëndë

Disa persona mbetën të plagosur pasi një rrufe goditi një pemë brenda një parku argëtimi në jug të Suedisë, njoftuan autoritetet dhe drejtuesit e parkut.

Sipas një njoftimi të parkut Tosselilla Sommarland, një stuhi e fortë përfshiu zonën gjatë së dielës, duke shkaktuar disa goditje rrufeje.Sot patëm një stuhi të fortë mbi Tosselilla, e cila solli disa goditje rrufeje në zonë. Si pasojë, disa persona mbetën të plagosur”, thuhet në reagimin e parkut.

Fillimisht autoritetet raportuan se nuk kishte persona me lëndime të rënda. Megjithatë, më vonë u bë e ditur se një grua 45-vjeçare u transportua në spital në gjendje të rëndë.

Dy persona të tjerë u dërguan me ambulancë për trajtim mjekësor, ndërsa dy të rritur dhe pesë fëmijë morën ndihmë në vendngjarje për lëndime të lehta.