Vdekja e policit në kufi, arrestohet shoferi nga Shqipëria
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e policit Rexhep Gashit në pikën kufitare të Vërmicës, i cili dyshohet se është goditur nga një veturë.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, ngjarja ka ndodhur pas mesnate rreth orës 02:40, kur është raportuar se një person është goditur nga një veturë që drejtohej nga një i dyshuar, mashkull, shtetas i Shqipërisë.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante policore, ndërsa vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë PK-ja.

