Pak ditë më parë e theu këmbën, mbrëmë Kone dhuroi “show”, duke kërcyer në dhoma të zhveshjes!
Kombëtarja e Kanadasë është kualifikuar në raundin tjetër të Kupës së Botës, pasi mbrëmë mposhti minimalisht 1:0 Afrikën e Jugut.
Ismael Kone, ishte aty – djaloshi që pak ditë më parë theu këmbën gjatë ndeshjes në Kupën e Botës, shkruan Indeksonline
Të gjithë u befasuan kur e panë lojtarin në këmbë pas ndeshjes, duke kërcyer dhe festuar kualifikimin më tej.
Madje në videot e publikuara, bashkëlojtarët e tij tallen, duke thënë se është gati për ndeshjen e radhës.
Sigurisht që Kone pritet të jetë jashtë fushave për më shumë se 4/5 muaj dhe aventura e tij në turne ka marrë fund./Indeksonline/
Kone broke his leg 7 days ago, I am speechless pic.twitter.com/c6tsEhiGEW
— Kaz (@Kaz_cbk) June 28, 2026

