75 Mall Live Search
08:51 / E Hënë, 29 Qershor 2026 / G T

Bosnja kundër SHBA-së, legjenda Pjanic: Nuk është Spanjë, mund të luajmë pa problem!

Miralem Pjanic, ish-lojtari i Kombëares së Bosnja dhe Hercegovina u paraqit në një intervistë për “klix.ba” dhe foli për mundësinë që ka shteti i tij ndaj SHBA-së, në fazën eliminim direkt në Kupën e Botës.

Ish-lojtari i Juventusit dhe Barcelonës mendon se SHBA-ja është kundërshtar i fortë, por që nuk është si Spanja apo kombëtaret tjera të forta, shkruan Indeksonline

“Sigurisht që jemi krenar për ekipin kombëtar. Pati gjëra të mira, pati edhe disa të këqija. Në fund të fundit, ne kaluam grupin, e që ky ishte qëllimi.

“Tani do luajmë ndaj SHBA-së. Një kundërshtar që duhet respektuar, por nuk është Spanja, nuk është Brazili apo Gjermania. Pra, mund të luajmë.

“Është një ndeshje e vështirë për ne. Një kundërshtar që do të luajë në shtëpi. Por, edhe tifozët tanë do jenë aty, siç ishin në tri ndeshjet e para”, u shpreh Pjanic

Kujtojmë që ndeshja mes SHBA-së dhe Bosnjës zhvillohet të enjtën në orët e para të mëngjesit (2:00)./Indeksonline/