75 Mall Live Search
10:41 / E Hënë, 29 Qershor 2026 / OSH

Ajo ishte një nga gratë më të bukura në botë, tani i shesin bizhuteritë për shuma të majme!

Claudia Cardinale luajti në më shumë se 150 filma në Itali, Francë dhe Hollywood dhe ishte një nga aktoret ikonike të kinemasë italiane.

Bizhuteritë që i përkisnin aktores franko-italiane Claudia Cardinale, e cila vdiq në shtator, u shitën në ankand të premten për 826,262 euro, tha shtëpia e ankandeve Christie’s për AFP-në.

Bizhuteritë përfshijnë “njëzet copë të dashura dhe të veshura nga Claudia Cardinale”, thuhet në deklaratë.

Një pjesë e të ardhurave do t’i dhurohen Fondacionit Claudia Cardinale, të cilin aktorja e themeloi me vajzën e saj për të ndihmuar artistët e rinj audiovizualë bashkëkohorë, veçanërisht gratë.

Rezultati i ankandit i tejkaloi vlerësimet e Christie’s, shpjegoi shtëpia e ankandeve, duke shtuar se të gjitha bizhuteritë u shitën.

Një legjendë e kinemasë italiane, Claudia Cardinale ishte muza e regjisorëve të mëdhenj si Luchino Visconti , Federico Fellini dhe Sergio Leone .

Ajo luajti në më shumë se 150 filma në Itali, Francë dhe Hollywood dhe ishte një nga aktoret ikonike të kinemasë italiane, së bashku me Gina Lollobrigida dhe Sophia Loren .

Ajo ndërroi jetë më 23 shtator të vitit të kaluar në Nemours, pranë Parisit, ku kishte jetuar për shumë vjet./Indeksonline/