CNN: Pse çmimet e naftës po rriten kaq pak pas fundjavës së konfliktit
Çmimet e naftës po rriten pas një fundjave me shkëmbime sulmesh pranë Ngushticës së Hormuzit. Por jo aq sa do të pritej.
Nafta Brent u rrit vetëm me 0.6%. Çmimet e naftës në SHBA u rritën vetëm rreth 0.8%. Dhe nafta mbetet nën nivelin ku tregtohej para fillimit të luftës.
Çfarë po ndodh këtu? Sigurisht, SHBA dhe Irani ranë dakord t’i japin fund armiqësive në ngushticë. Por janë tri arsye pse nafta ka rënë kaq shumë dhe po qëndron në këto nivele, shkruan CNN.
Furnizimi: “Amortizatori” i furnizimit rekord me naftë para luftës e ka mbajtur të kufizuar rritjen e çmimeve gjatë gjithë konfliktit. Ato nuk arritën kurrë nivele rekord, pavarësisht se mbyllja e ngushticës krijoi goditjen më të madhe të furnizimit me naftë në historinë botërore. Dhe analistët e naftës presin që OPEC të rifillojë së shpejti prodhimin me ritme të shpejta, duke krijuar potencialisht një tjetër tepricë të madhe furnizimi.
Kërkesa: Ndërsa çmimet u rritën dhe nafta u bë e pakët në disa pjesë të botës – veçanërisht në Azi – kërkesa ra shumë më fort se sa pritej. Kjo ndodhi veçanërisht në Kinë, e cila gjatë luftës kaloi shpejt në burime alternative energjie – dhe industria parashikon se kërkesa mund të mos rikthehet kurrë plotësisht.
Trump: Rezervat në SHBA janë në nivele kritike. Presidenti Donald Trump e kupton këtë: e tha vetë dy javë më parë. Tregu beson se ai ka një nxitje të madhe për ta mbajtur ngushticën të hapur. Dhe, siç pritej, presidenti njoftoi në një postim në rrjetet sociale të hënën se negociatorët amerikanë dhe iranianë do të takohen nesër.

