75 Mall Live Search
16:17 / E Hënë, 29 Qershor 2026 / H F

Fatbardha Osaj bëhet gruaja e parë nga Kosova në postin e atashe-së së Mbrojtjes në Shqipëri

Nënkolonelja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fatbardha Osaj, ka marrë zyrtarisht detyrën e re si atashe e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës në Republikën e Shqipërisë, me seli në Tiranë.

Ky emërim përbën një moment të rëndësishëm institucional, pasi Osaj është gruaja e parë që merr këtë pozitë në përfaqësimin e Kosovës në fushën e mbrojtjes në Shqipëri.

Nga Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja është vlerësuar se ky hap reflekton përkushtimin ndaj profesionalizmit, meritokracisë dhe fuqizimit të rolit të grave në pozita të larta të përfaqësimit ndërkombëtar.