Konkursi për regjistrim në Kolegjin AAB për vitin akademik 2026/2027 është i hapur – 30% bursë për studentët e rinj
Kolegji AAB ka hapur konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor për vitin akademik 2026/2027.
Të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar tashmë mund të aplikojnë në programet e studimit që ofrohen në 13 fakultetet e Kolegjit AAB, të cilat janë të dizajnuara sipas kërkesave të tregut të punës dhe zhvillimeve bashkëkohore në arsim.
Konkursi është i hapur për këto fakultete:
- Fakulteti i Shkencave Kompjuterike
- Fakulteti Ekonomik
- Fakulteti i Komunikimit Masiv
- Fakulteti Juridik
- Fakulteti i Administratës Publike
- Fakulteti i Psikologjisë
- Fakulteti i Shkencave Sociale
- Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
- Fakulteti i Shkencave Shëndetësore
- Fakulteti i Stomatologjisë
- Fakulteti i Arkitekturës
- Fakulteti i Arteve
- Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit
Në kuadër të konkursit, kandidatët kanë mundësi të zgjedhin ndër dhjetëra programe studimi, duke përfshirë edhe programet më të reja në fushën e inteligjencës artificiale, biznesit digjital, sigurisë kibernetike, fintech-ut, logopedisë, teknikut laboratorik dhe teknikut dentar.
Kolegji AAB vazhdon të mbetet institucioni më i avancuar për arsimin e lartë në rajon, duke ofruar programe të akredituara, infrastrukturë moderne, mësim praktik, bashkëpunime ndërkombëtare dhe mundësi të shumta për zhvillim profesional.
Të gjithë kandidatët që regjistrohen në afatin e parë përfitojnë 30% bursë në regjistrim.
Për informata shtesë rreth programeve të studimit dhe procedurës së aplikimit, kandidatët mund të vizitojnë web-faqen zyrtare të Kolegjit AAB ose të drejtohen në qendrat e informimit dhe regjistrimit në të gjitha qytetet e Kosovës.
Bëhu pjesë e komunitetit më të madh akademik në vend dhe ndërto të ardhmen tënde në Kolegjin AAB.
Apliko online: https://applyonline.aab-edu.net/
Tel: 048-999-006

