75 Mall Live Search
21:46 / E Hënë, 29 Qershor 2026 / L A

Ishte nga më të mirët e Brazilit, Casemiro shpallet “Man of the Match”

Brazili ka siguruar kualifikimin në raundin e 1/8-tave të Botërorit.

“Seleçao”, mposhtën në frymën e fundit Japoninë me rezultat 2-1, me Gabriel Martinellin që i dha fitoren.

Një nga yjet e ndeshjes ishte Casemiro, i cili pati një super paraqitje ku dhe shënoi golin e barazimit.

Për këtë paraqitje, ish-ylli i Real Madridit dhe Manchester United u shpall “Man of the Match” duke u bërë braziliani i dytë që merr këtë çmim.

Brazili, në fazën tjetër përballet me fituesin e ndeshjes Bregu i Fildishtë-Norvegji./IndeksOnline/