75 Mall Live Search
12:03 / E Martë, 30 Qershor 2026 / G T

“Dzeko është legjendë”, Ish-portieri i Kosovës dhe Bosnjës për Kupën e Botës: Mund ta kalojmë SHBA-në!

Ish-portieri i Kombëtares së Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës, Adis Nurkovic, tashmë 40-vjeç dhe trajner në Akademinë e Celik Zenica, ka folur për Indeksonline.net rreth paraqitjes së Bosnjës në Kupën e Botës që po zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Nurkovic ka analizuar rrugëtimin e Bosnjës deri në fazën me eliminim direkt, si dhe sfidën e radhës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai e vlerësoi shumë lart paraqitjen e skuadrës deri tani, duke theksuar disiplinën dhe unitetin si elementë kyç të suksesit, shkruan Indeksonline

Image

“Skuadra ka bërë një punë shumë të mirë deri tani. Kanë treguar disiplinë, bashkësi dhe shpirt luftarak në çdo ndeshje. Kualifikimi në fazën me eliminim direkt është një arritje e madhe dhe e merituar,” u shpreh Nurkovic.

Duke folur për portierin e Bosnjës, në këtë rast për Nikola Vasilj, ai e cilësoi atë si një nga faktorët kryesorë të suksesit të ekipit.

“Një ekip i suksesshëm gjithmonë ka nevojë për një portier të besueshëm. Ai ka qenë ndër më të qëndrueshmit, ka bërë pritje vendimtare dhe i ka dhënë siguri mbrojtjes,” shtoi ai.

Adis Nurković - SportSport.ba

Për ndeshjen ndaj SHBA-së, Nurkovic theksoi se dueli do të vendoset nga detajet e vogla.

“Ndeshjet me eliminim direkt vendosen nga detajet. Përqendrimi dhe shfrytëzimi i rasteve janë vendimtare. SHBA ka një skuadër shumë të fortë, por Bosnja ka treguar se mund të përballet me çdo kundërshtar.”

Ai shtoi se Bosnja duhet të ruajë besimin dhe organizimin taktik për të pasur shanse reale për kualifikim.

Në lidhje me lojtarin kyç, Nurkovic nuk veçoi një emër të vetëm, duke theksuar lojën kolektive si forcën kryesore të ekipit.

“Balanca mes lojtarëve me përvojë dhe atyre të rinj mund të jetë vendimtare.”

Duke folur për Edin Dzekon, ai e cilësoi atë si një legjendë të futbollit boshnjak.

“Edin Dzeko është një legjendë. Edhe nëse nuk luan nga fillimi, ai gjithmonë mund të bëjë diferencën. Përvoja e tij është shumë e rëndësishme për skuadrën.”

Countdown to 2026 World Cup: Bosnia inspired by Edin Dzeko - Vanguard News

Nurkovic vlerësoi gjithashtu edhe tifozët boshnjakë në SHBA, duke i quajtur një shtysë të madhe për ekipin.

“Mbështetja e tifozëve është fantastike. Ata i japin ekipit energji shtesë, sidomos në momentet e vështira.”

Në fund, ai parashikoi një ndeshje shumë të barabartë ndaj SHBA-së.

“Nuk shoh favorit të qartë. Nëse Bosnja luan me të njëjtin disiplinë dhe besim, ka çdo mundësi për të kaluar më tej,” përfundoi Nurkovic.

Kujtojmë që Adis Nurkovic ishte portier i Kombëtare së Kosovës dhe Bosnjës./Indeksonline/Granit Tërstena/